Kreu demokrat, Lulzim Basha sulmoi ashpër drejtorin e Përgjithshëm të Televizionit Publik Shqiptar, Thoma Gëllçi. Sulmi publik ndaj tij erdhi pas nëna e sopranos Ramona Tullumani, që këndoi në çadrën e protestës së opozitës, sipas Bashës është hequr nga puna në TVSH edhe pse zotëron 4 gjuhë të huaja. Basha u bëri thirrje qytetarëve që t’u shpojnë gomat e makinave dhe të thyejnë dritare e atyre që abuzojnë me ta. Basha: Ne me këngë, dhe me akte paqësore, ata me pushime nga puna dhe kërcënime. Thoma Gëllçi, o pleh do të të tërheqim zvarrë nga Televizioni Shqiptar. Ora jote po vjen, ora e çdokujt që abuzon me shqiptarët, zvarrë do të hiqesh nga ai post ku të kanë vënë për t’i shërbyer interesave të korruptuara. Ta di mirë çdo kush që godet qytetarët, që godet protestën se do t’i marrim zvarrë në këtë shesh. Doni luftë, luftë do të ketë. Qytetarët do të fitojnë. Shpojuani gomat e makinës, thejuani dritaret, nxirrini nga zyrat atyre që ju shkelin të drejtat tuaja. Ngrihuni, protestoni, reagoni. Askush të mos kujtoj se kjo është lojë dhe se po luajmë me popullim, t’i bëjnë mirë llogaritë mirë, përndryshe vala popullore do t’i fshijë nga zyrat. Kjo është një lëvizje popullore pa kthim, nuk është një manifestim partiak. Populli ka duruar mbi kurriz padrejtësitë, populli nuk mund të durojë më. Durimit i ka ardhur fundi. Boll me provokime, me akte të paligjshme ndaj qytetarëve, në kurriz të biznesit. Kur zemërata popullore të ngrihet nuk do të gjeni vrimë miu për t’u futur. /Ora News/  

/Ora News.tv/