Përfundon në barazim të pastër 0 me 0 ndeshja mes Vllaznisë dhe Tiranës, sfidë që u cilësua si një finale për mbijetesën. Barazimi i shkoi për shtat shkodranëve të cilët arritën të mbijetojnë në Superligë ndërkohë që ekipi kryeqytetas i bashkohet Korabit në rënien nga Kategoria Superiore. Pjesa e parë në një stadium të mbushur plot u karakterizua nga një epërsi e vendasve të cilët nuk gjetën dot golin. Në pjesën e dytë Tirana u hodh në sulm, por lojtarët shkodranë arritën ta vononin lojën në çdo lloj mënyre që mundën duke arritur ta mbyllin takimin me rrjeta të paprekura. Një ditë e zezë për tifozët bardheblu pasi për Tiranën, klub 24 herë kampion i Shqipërisë, është hera e parë në histori që bie nga Kategoria, ndërsa në kampin tjetër ka festë me sigurimin e mbijetesës. Ndërkohë sot u luajtën ndeshjet e fundit të Superligës. Rezultatet e ndeshjeve të tjera: Korabi - Flamurtari 0-3 Laçi - Teuta 2-1 Luftëtari - Kukësi  1-0 Skënderbeu - Partizani 2-2

/Ora News.tv/