Avokati i Fatos Lulos: Vendimi, stekë shumë e ulët, zor se e kalon njeri

Avokati i Fatos Lulos: Vendimi, stekë shumë e ulët, zor se e

Avokati i gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo deklaroi se do të apelohet vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Ky komision vendosi sot shkarkimin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo.

Avokati e konsideron një verdikt të marrë mbi bazën e një fabule tërësisht të paqenë. Jo vetëm kaq Ardian Visha thotë se standardi i vendosur është një stekë shumë e ulët poshtë së cilës zor se duhet të kalojë njeri.

"Do apelohet. Ne e konsideruam tërësisht të paqenë gjithë fabulën mbi të cilën u dha verdikti i sotëm i përkohshëm. Është një vendim që për mua është tërësisht i padrejtë, i pambështetur në gjithë sa u relatua dhe u provua nga ana jonë para këtyre gjyqtarëve, por megjithatë ky ishte vendimi i apelueshëm dhe do apelohet.

Për standardin që vendos, për mua, për aq sa mund të them është një stekë shumë e ulët poshtë së cilës zor se duhet të kalojë njeri. Kështu që është përdorur prej jush si media me gjithë vlerësimin maksimal për dobinë e atyre do ikin, problemi është kush do rrijë në sistem, ky është problemi.

Pyetje: Ky vendim i KPK-së do të thotë se z.Fatos Lulo, sot që ne flasim e deri në vijim deri sa të shqyrtohet do shkojë në zyrën e tij si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.

Ardian Visha: Pezullohet deri në një vendimmarrje të apelit.

Vendimi: Fatos Lulo u shkarkua. Nuk justifikoi pasurine


EMISIONET