Arrihet marrëveshja: Klodian Duro trajneri i ri i Kamzës
Klodian Duro do të jetë trajneri i ri i Kamzës. Lajmi konfirmohet nga vetë klubi përmes një postimi në facebook.
Prezantimi zyrtar do te zhvillohet neser (e merkure) ora 17:00 ne ambjentet e klubit.
Shkarkimi i Bledar Devollit
Humbja ndaj Teutës i kushtoi shtrenjtë teknikut të Kamzës, Bledar Devolli që menjëherë pas përfundimit të ndeshjes u shkarkua nga stoli i skuadrës
Një vendim disi i nxituar ky nga kryesia e klubit, pasi Kamza kishte grumbulluar 3 pikë në tre javë kampionat, ku kishte prodhuar dhe një lojë mjaft të bukur, por kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu dhe presidenti i klubit Naim Qarri duket se nuk e kanë kapërdirë mirë humbjen e dytë radhazi në kampionat duke larguar nga drejtimi i klubit trajnerin Devolli.
Kamza e nisi sezonin me një fitore të rëndësishme ndaj Tiranës brenda në "Selman Stërmasi".
