Ndalohen dy djemtë e Azem Hajdarit, ja kush i denoncoi

Ndalohen dy djemtë e Azem Hajdarit, ja kush i denoncoi

Dy djemtë e të ndjerit Azem Hajdari janë ndaluar në pikën kufitare të Muriqanit pasi akuzohen për dhunë të ushtruar ndaj një personi.

 Pas shoqërimit dhe marrjes së dëshmive mësohet se Kirjald Hajdarit, 32 vjeç, dhe Azem Hajdarit, 19 vjeç janë lënë të lirë. 

Ndalimi i tyre është bërë më 2 janar 2018, nën akuzën e "Plagosje e lehtë me dashje'. 

Burimet kanë bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në 27 dhjetor të vitit 2017, te 'Varrezat e Dëshmorëve', në kryeqytet. Ndaj tyre mësohet se ka ngritur padi shtetasi M. Margjeka.  

"Më datë 02.01.2018, në PKK Muriqan, u kapën vëllezërit shtetasit A.H, vjeç 19 dhe K.H vjeç 32 banues në Tiranë, të shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, neni 89 i Kodit Penal. Pas konsultimit me Prokurorin dhe kryerjes së veprimeve proceduariale u lanë në gjendje të lirë" thuhet në njoftimin e policisë

EMISIONET