Flamurtari "blindon" mbrojtjen, firmosin Alla dhe Sirghi

Albi Alla dhe Cristian Sirghi janë dy afrimet më të fundit të klubit të Flamurtarit. Bregdetarët kanë zyrtarizuar dy blerjet më të fundit, duke "blinduar" në një farë mënyrë prapavijën e skuadrës së drejtuar nga Ilir Daja.

I pari u largua paraditen e sotme nga Kukësi dhe menjëherë gjeti gjuhën e përbashkët me vlonjatët, ku edhe shkoi për t’u vënë nën urdhrat e Dajës.

Sa i përket rumunit, bëhet fjalë për një mbrojtës 32-vjeçar, që ka luajtur me disa skuadra në Rumani, si Otelul Galati, Chiajna, Panduri dhe Gaz Metan, ndërkohë që kjo është eksperienca e tretë e tij jashtë Rumanisë, pasi më parë është aktivizuar në kampionatin izraelit dhe atë qipriot.



EMISIONET