Aksidenti në Roskovec, shoku përplasi me makinë tre kushërinjtë: 2 të vdekur

Aksidenti në Roskovec, shoku përplasi me makinë tre

I mbijetuari i aksidentit të rëndë të ndodhur mbrëmjen e së dielës në Roskovec të Fierit tregon si ka ndodhur përplasja.

Katër kushërinj, djem xhaxhallarësh kanë qenë në trotuar ku kishin dalë pasi kishin pirë një kafe.

Martin Dogani: "Ishim 4 djem xhaxhallarësh Kishim pirë kafe dhe po rrinim në trotuar. Dëgjuam një zhurmë të madhe frenimi.  Pashë djemtë e xhaxhallarë që makina i përplasi matanë. Më pas më përplasi dhe mua në mur. Unë ngela pa ndjenja.

Drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin ishte shok shkolle i tij, banor i zonës dhe Martini thotë se aksidenti ishte humbje kontrolli e momentit.

Martin Dogani:"Ai nuk ka dashur ta bënte aksidentin. Ishte djalë shumë i mirë. Por mosha. Besoj se ishte me 120- 130 km/ orë. Bëri një frenim.. "

Nga aksidenti i së dielës, 26 gusht, mbetën të vdekur kushërinjtë Amarildo dhe Festim Dogani, 29 dhe 21 vjeç. Ata mbërritën të pajetë në spitalin e Fierit rreth orës 20:40 të së dielës.

Automjeti humbi kontrollin dhe doli nga rruga duke i përplasur djemtë e xhaxhallarëve në anë të saj dhe më pas përfundoi në kanal. Makina tip "Volkswagen", drejtohej nga Amarildo Çalamani, i cili u largua nga vendngjarja menjëherë pas aksidentit për tu kapur vetëm pak minuta më vonë nga policia.

Policia e Fierit po punon për shkaqet e aksidentit



EMISIONET