Nga gëzimi në mort, vdes gruaja, plagosen familjarët në Elbasan-Peqin

Nga gëzimi në mort, vdes gruaja, plagosen familjarët në

Një grua humbi jetën ndërsa bashkëshorti dhe katër persona të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti në aksin Elbasan-Peqin. Ata po ktheheshin nga një gëzim familjar, kur u përplasën me një makinë tjetër. Dyshimet janë se shkak u bë shpejtësia.

Rruga e kthimit nga një gëzim familjar përfundoi me mort për një familje nga Korça.

Fatime Braho, 65 vjeçe, humbi jetën në një aksident në aksin Elbasan-Peqin, ndërsa bashkëshorti i saj Gëzim Braho dhe tre të njohur të tjerë që udhëtonin në një makinë mbetën të plagosur.

Burimet thonë se ata po ktheheshin nga një gëzim familjar, kur u përfshinë në aksident në kryqëzimin e Gjoçajt.

Përplasja duket se ka qenë e fortë dhe mjeti tip "Tojota" me të cilën udhëtonin familja Braho dhe Hoxhallari drejt Korçës u përmbys në rrugë.

Në vendngjarje mbërriten tre autoambulanca me të cilat të plagosurit u dërguan në spital, por gruaja mësohet se ndërroi jetë rrugës për pasojë të plagëve.

Të plagosurit e tjerë morën ndihmë mjekësore dhe mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Shpejtësia tej normave të lejuara dyshohet shkak për aksidentin, por policia thotë se ende po punon për sqarimin e shkaqeve të përplasjes.

Fatime Braho-viktima

Gëzim Braho-i plagosur

Ismail Hoxhallari- i plagosur

Florent Hoxhallari- i plagosur

Kristian Hoxhallari- i plagosur

Kamer Beqiri -i plagosur

Videon e aksidentit e solli për RTV Ora një ndjekës i faqes tonë në facebook.

EMISIONET