Aksident në Llogara, autobusi me 50 turistë çekë del nga rruga

Një autobus me turistë çekë është aksidentuar në zonën e Llogarasë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të marte (18 shtator), ku autobusi me 50 turistë u doli nga rruga dhe u përplas me bordurën anësore.

Paraprakisht nuk raportohet për persona të lënduar. Ndërsa policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

EMISIONET