Aeroporti i Vlorës, konsorciumi turk dorëzon ofertën për projektin

Aeroporti i Vlorës, konsorciumi turk dorëzon ofertën për

Shqipëria do të ketë edhe një aeroport të dytë në jug të vendit. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bën me dije se tre kompani turke kanë dorëzuar ofertat për ndërtimin e aeroportit  të Vlorës, i cili është projektuar në zonën e Akernisë.

Konsorciumi që ndërtoi aeroportin e tretë të Stambollit, kërkon ndërtimin e aeroportit të Vlorës në zonën e Akernisë.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë konfirmoi se oferta është paraqitur nga një konsorcium i tri kompanive ndër më seriozet, të cilat janë: Cengiz Construction; Kalyon Construction dhe  Kolin Construction. 

Investimi për ndërtimin e aeroportit do të jetë privat pa prekur buxhetin e shtetit. 

Pas marrjes së ofertës, do të ngrihet një grup i posaçëm me përfaqësues nga Ministria e Infrastrukturës e Energjisë dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë që do shqyrtojë aspektet teknike të propozimit dhe ndjekë hapat e mëtejshëm në përputhje me përcaktimet ligjore. 

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, lajmëroi se deri në muajin qershor do të ngrihet kantieri për ndërtimin e projektit gjigant.

EMISIONET