Video/ E çuditshme, gropa thith makinën brenda sekondave

Një makinë e parkuar, në Mumbai Indi, u zhduk brenda pak sekondave, pasi toka poshtë saj u ça.

Mësohet se në vendin ku ishte parkuar makina, ndodhej një pus i mbuluar me beton, i cili pësoi çarje, duke shkaktuar incidentin.

Fatmirësisht nuk  u shënuan viktima, raporton BBC.

Pronari i makinës tha se ai "kurrë nuk e kishte imagjinuar diçka të tillë", dhe kishte qenë në dijeni të pusit më poshtë.