PAMJE SHQETËSUESE/ Video e plotë e sulmit me thikë në xhaminë "Dine Hoxha"

Imami Ahmed Kalaja, drejtues i xhamisë “Dine Hoxha”, ku u krye pak ditë më parë edhe sulmi me thikë,. Ka publikuar në rrjetet sociale pamjet e plota të ngjarjes.

Siç shihet në pamjet  e marra nga kamerat e sigurisë, agresori vjen rrufeshëm në zonë, sulmon njerëz jashtë xhamisë e më pas futet brenda saj. Pasi godet disa besimtarë brenda ai del jashtë dhe vijon sulmin.

Më pas, kur tenton të largohet me një biçikletë neutralizohet nga disa të rinj, të cilët e mbajnë derisa mbërrin policia.

Reagimi i Imamit të xhamisë “Dine Hoxha”, Ahmed Kalaja

Sqarim për opinionin publik rasti i terrorit në xhami.

Sqarim për opinionin publik.
E para:
Kjo është videoja e plotë e "terroristit mendor" i cili dëmtoi shumë njerëz ndër ta edhe pesë besimtarë.
Prandaj, ky njeri duhet nuk duhet të dalë jashtë pa u kuruar plotësisht.
E dyta:
I bëj thirrje organeve kopetente të hetojnë thellë shkaqet se mos ka diçka tjetër që fshihet përveç faktit të çrregullimit mendor ndër ideologjitë ekstremiste që ky djalosh ka frekuentuar.
E treta:
Të dalin para drejtësisë të gjithë ata që shpifën rreth kësaj ngjarje pa argument që ju foli gjuha para mendjes.
E katërta:
Thirrje besimtarëve për qetësi, për hallallëk ndaj rastit në fjalë.
E pesta:
Aspak distancim ndaj sakrificës së besimtarëve për ta izoluar madje duhen dekoruar, pasi mbyllën një plagë që sdo të shteronte kurrë.
Gjashtë:
Distancim total ndaj mospërbajtjes gjatë izolimit.

Faleminderit.

Për rastin në fjalë, i arrestuar është shtetasi Rudolf Nikolli, 34 vjeç.

Ai doli dje para trupit gjykues për t’u njohur me masën e arrestit, ndërsa në 6 muajt e fundit, ai ishte shtruar 5 herë në psikiatri teksa ka pasur konflikte të mëparshme me besimtarët muslimanë të po së njëjtës xhami ku kreu plagosjen e 5-fishtë.

Të plagosur nga sulmi mbetën: Donald Koçi, rreth 35 vjeç, Saba Peposhi, rreth 22 vjeç, Mariglen Konja, rreth 24 vjeç, Kleon Jaupaj, rreth 26 vjeç, Anri Tola, rreth 23 vjeç.

PAMJET

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dr. Imam Ahmed Kalaja (@ahmedkalaja)