Ja çfarë mund të bëjnë bashkë Roza Lati dhe Dajana Shabani

Moderatorja Dajana Shabani ishte e ftuara e mbrëmjes në emisionin "Why Not" në Rtv Ora me moderatoren Roza Lati.

Të dyja moderatoret kanë menduar se nëse bëjnë diçka bashkë do t'i nxirrnin të gjithë jashtë loje.

Roza:"Imagjino ne të dyja të bëjmë diçka bashkë."

Dajana:"Dëgjo e di që e kam menduar? Po dëgjo, s'duhet të na futet leku në mes, se prishet shoqëria. Por diçka bashkë nuk është se nuk e kam menduar. A shkon Virgjëresha me Binjakët ?"

Roza:"Mua më ka rritur një Virgjëreshë."

Dajana:" Atëherë shkojmë."

Roza:" Imagjino me vërtet të bëjmë diçka bashkë, i nxjerrim jashtë loje të gjithë."