Rinisin hetimet për aktorin e njohur francez, akuzohet për përdhunimin e koleges së tij
Gerard Depardieu një nga aktorët më të njohur të Francës është përfshirë në një hetim me akuzën e përdhunimit të një aktoreje të re, në verën e vitit 2018. Por sipas mediave franceze, avokati I 73-vjeçarit, Herve Temime tha se klienti i tij mohon akuzat.
Aktorja 22-vjeçare, emri i së cilës nuk bëhet i ditur, e akuzon Depardie për përdhunim dhe sulm seksual.
Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e aktorit francez në Paris në gusht të 2018, ku u regjistrua edhe hetimi paraprak ndaj tij, pasi aktorja paraqiti padi penale në Lambesco.
Mediat sqarojnë se hetimi fillestar kundër aktorit 73-vjeçar mbi pretendimet e përdhunimit u hodh në 2019, me prokurorët që përmendnin prova të pamjaftueshme, por u rihap verën e kaluar. Prokurorët vendosën zyrtarisht Depardieu nën hetim në 16 dhjetor 2020. Ai është i lirë, por nën mbikëqyrje gjyqësore.
Depardieu numëron rreth 170 filma dhe çmime të shumta mes tyre atë të aktorit më të mirë për “Cyrano” në Kanë në 1990 ku edhe u nominua për një Oskar.
I njohur si kundërshtues i ligjeve franceze të taksave ai u shpërngul në Belgjikë në shenjë proteste, ndërsa në vitin 2013 mori shtetësinë ruse, të nënshkruar nga Presidenti Vladimir Putin.