"The Beatles", 60-vjet nga interpretimi i parë

Në 60-vjetorin e daljes së parë në skenë të grupit legjendar “The Beatles”, klubi “Cavern” në Britaninë e Madhe vazhdon të mbetet një nga më të vizituarit në botë dhe pjesë integrale e kulturës dhe trashëgimisë muzikore të Liverpool-it.


Banda ikonike që ndryshoi muzikën përgjithmonë kanë luajtur më shumë se 300 herë brenda pak më shumë se dy viteve në këtë ambient ikonik.
Ende dhe sot klubi “Cavern” mbetet një qendër e lulëzuar muzikore me shfaqje të drejtpërdrejta që tërheqin adhurues nga e gjithë bota.

I hapur në vitin 1957 në këtë ambient luhej kryesisht xhaz e bluz dhe megjithëse Rock ’n’ Roll ishte i ndaluar, aty herë pas here lejoheshin interpretimet e bandave lokale përfshirë grupin e John Lennon dhe Paul McCartney, Quarrymen.


Këto shfaqje i hapën rrugën grupit “The Beatles”: John Lennon, Paul McCartney, George Harrison dhe Pete Best me performancat e tyre në Shkurt 1961.


Prej asaj kohë popullariteti i grupit u rrit shpejt dhe përkundër një kapaciteti prej 200 personash, shpesh 500 ndjekës të Beatles mblidheshin në koncerte.


Sir Paul McCartney madje u kthye në klubin “Cavern” në 2018 për një koncert të veçantë në qytetin e tij.