Tragjike/ Kurioziteti e futi në lavatriçe, humb jetën vogëlushi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Shkurt 2021, 13:46
Në një kopsht në Zelandën e Re është gjetur pa ndjenja një fëmijë i vogël pasi ishte futur në lavatriçe. Menjëherë ai u dërgua në spital ku dhe më pas humbi jetën.
Sipas mediave të huaja, tragjedia e rëndë ka ndodhur në Christchurch në zonën periferike të Hoon Hay.
“Një fëmijë u lëndua dhe u dërgua në spital ku më vonë vdiq”- tha një zëdhënës i policisë në vend.
“Policia po bën hetime për rrethanat e vdekjes derisa mjeku i mjekësisë ligjore është informuar”- thuhet më tej në deklaratë.
Edhe më parë ekspertët kanë paralajmëruar rreziqe që sjell makina larëse me dere para.
Pasi fëmijët e vegjël mund të futen aty për të eksploruar dhe më pas mbyten.