A është Mbretëria e Bashkuar drejt fundit të karantinës?

Kryeministri britanik Boris Johnson këtë javë do të marrë vendimin se edhe për sa kohë do të duhet që Anglia të qëndrojë e bllokuar për shkak të Covid-19. 

Deri më tani ky vend ka vaksinuar 15 milionë njerëz, mirëpo ministri i shëndetësisë tha se numri i vdekjeve dhe pranimeve në spital ishte ende shumë i lartë.

Sipas mediave të huaja, me gati një të katërtën e popullsisë së Mbretërisë së Bashkuar tashmë të vaksinuar me një dozë të parë të një vaksine për COVID-19 në pak më shumë se dy muaj, Johnson është nën presion nga disa ligjvënës dhe biznese për të rihapur ekonominë e mbyllur.

“Ne kemi për të parë të dhënat”, tha sekretari i shëndetësisë Matt Hancock për Sky Neës. “Të gjithë duan të dalin nga kjo sa më shpejt që të mundemi por të dyja, sa më shpejt por edhe të sigurt, janë të rëndësishme”.

“Pyetja është se sa shpejt dhe në mënyrë të sigurt mund ta bëjmë atë. Ky është gjykimi që ne po bëjmë këtë javë, duke parë të dhënat, përpara se Kryeministri të përcaktojë udhërrëfyesin, më datën 22"-  ka thënë ai.

Britania ka vaksinuar 15.062 milionë njerëz me një dozë të parë dhe 537,715 me një dozë të dytë, si dhe ka bërë shpërndarjen më të shpejtë për frymë të çdo vendi të madh.

Gjithashtu Hancock ka thënë se ai priste që furnizimet e vaksinave të rriteshin ndërsa prodhimi përshpejtohej