Katalonja u mbetet separistëve

Partitë separatiste të Katalonjës e kanë zgjeruar shumicën e tyre parlamentare në rajonin autonom spanjoll.

Zgjedhjet e së dielës u siguruan atyre mbi 50 për qind të votave, përpara socialistëve që kanë ekzekutivin në Spanjë.

Pere Aragones, kryetari i së Majtës Republikane Katalonase, tha se do e udhëheqë ai qeverinë dhe do u kërkojë partive të tjera drejt pavarësimit nga Madridi.

"Sot Katalonja fillon një epokë të re. Kemi fituar pushtet të gjerë për amnisti dhe vetëvendosje, për të liruar të burgosurit politikë dhe për të kthyer azilantët, për të kryer një referendum për një Republikë Katalonase."

Situata me pandeminë rezultoi në pjesëmarrje të ulët, 53 për qind e votuesve nga 79 për qind në zgjedhjet e kaluara.

Ndërkohë socialistët, me kandidatin Salvador Ija, arritën të dyfishojnë numrin e mandateve nga 17 në 33 dhe tani synojnë të formojnë shumicën në parlament, me ndihmën e koalicioneve.

"Fitorja e qartë e socialistëve e ka një kuptim të qartë: Të ecet përpara dhe të hapim një kapitull të ri, një kapitull ndryshimi për Katalonjën."

Për herë të parë këtë vit nacionalistët e partisë spanjolle "Zëri" forcuan më tej pozitat marrë mbi 11 mandate në kuvendin rajonal, duke kaluar edhe konservatorët.

Katalonja dhe gati 7 milionë e gjysmë banorët e saj mbeten në konflikt me qeverinë qendrore në Spanjë.