Tërmeti i magnitudës 6.4 shkund Argjentinën

Një tërmet i fuqishëm ka lëkundur mëngjesin e sotëm Argjentinën.

Epiqendra e tërmetit me magnitudë 6.4 ballë, ka qenë me epiqendër në provincën e San Juan, 27.6 km nga qyteti i Porcitos, me një thellësi prej 14 km.

Tërmeti fillestar është shoqëruar nga një sërë pasgoditjesh të magnitudës 5 ballë.

Sipas autoriteteve vendase, deri më tani nuk ka alarm për cunami në oqeanin Paqësor.

Deri më tani nuk raportohen viktima, por dëmet materiale raportohen të shumta.