Gjekmarkaj i bën fyerjen më të rëndë Lubonjës

Agron Gjekmarkaj, dje në lajmet e Ora News të orës 20:00 foli për persekutimin e Klerit Katolik me rastin e Krishtlindjeve.

Ky dashnor i thekur i Kadarese, persekutuesit me të madh letrar të klerit katolik, kur foli për elitën intelektuale tha: - nuk mund të themë që nuk kemi elitë, kemi emra që reagojnë si Artan Fuga, Aurel Plasari, Fatos Lubonja, Besnik Mustafaraj, Preç Zogaj.Të vendosesh në një rrafsh Preç Zogaj, shkrimtarin socrealizmit, njeriun më i paskrupullt si para dhe gjate postkomunizmit me levizjet dhe qëndrimet e tij, njeriu që nuk ka asnjë lloj konsistence por vetëm konsistencën e lakeut të pushteteve si ish Çifteli e Sigurimit.... pra ta vendosësh në nje rrafsh me Lubonjën, është fyerje e madhe për Lubonjën por edhe për vetë modelin elitar intelektual që na jep Gjekmarkaj.

Lubonja i fundit i dalë nga burgjet e regjimit komunist ne mars 1991 , nuk u konformua kurrë me pushtetin as me korrupsionin mediatik në shërbim të pushteteve. Përpos Lubonjës, ajo që është më e rëndë, dhe jo vetëm në këtë rast, por edhe në të tjera, ky Gjekmarkaj, i bën një vrasje të dytë Klerit Katolik! Ky "katoliku" dhe i djathti krenar” me shami anash në xhep, në manipulim-simulimet dhe spërdredhjet e qëndrimeve të I.K me klerin katolik.

Koka filozofike e Klerit Katolik Pater Anton Harapi në një esse te tijën shkruante: "Nuk po lypet me qene i afte mjaft me u duke i tille. Nuk morëm kulturën vetë, por morëm format e përftimet e kulturës dhe i përshtatëm; shndërruem vlerat objektive me vlerat relative; përparuem për dukë, ndërsa realisht në shpirt borëm shumë, mbetëm mbrapa; u dhamë randësi të parë mjeteve e harruem qëllimin; tue kërkue ta bajm jetë sa ma të lehtë, shvleftësuem jetën vetë. Lavrimi i mendjes, trajtimin e vullndesës, ndiesitë e nalta shpirtnore i qitëm e i lamë në vend të dytë e të tretë. Faktori shpirtnor nuk pati vendin e vet, vendin e parë. Ja, sot në Shqipni nuk të pyetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don të dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në Bankë.Nuk po lypet të jesh i dijshëm, as i aftë, mjaft të dijsh me u mbajtë dhe me u dukë i tillë."

Gjekmarkaj me CO sot po kanë qëllim dukën e me përzie Krisht e Judëbashkë me shaminë e "tolerencës" në xhepin e xhaketës duke i shërbyer Universitetit Europian dhe Shtepisë botuese, një Universiteti qe shet diploma dhe tashmë pronari saj Henri Çili eshte në gjyqe për pastrim paraje dhe lidhje me krimin. Këta janë moralistët dhe elitarët e shërbimit ndaj të keqes.

Ne fjalë e tij më 13 janar 1944 në Parlament, Patër Anton Harapi i quante këtë soj laskar kulturo-politik konformistësh te "pavarur" por var llape edhe duarsh, "Dobësi mendore! Dobësi morale! Dobësi shoqnore! Po qe kush për plumb, padyshim këta kishin me qenë ma të parët."