Gjithmonë e veçantë, Xhensila Myrtezaj plot hijeshi ne setin fotografik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Dhjetor 2020, 10:34
Ajo është njëra prej artisteve më të pëlqyera në trevat shqiptare dhe jo më kot.
Fjala është për Xhensila Myrtezajn, e cila prej vitesh ka arritur të bëjë publikun për vete, ndërsa numëron projekte shumë të suksesshme në karrierën e saj shumëvjeçare.
Ajo është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, e që herë pas herë publikon fotografi të ndryshme nga përditshmëria e saj.
Së fundmi, këngëtarja shumë e dashur ka realizuar një set të ri fotografik, në të cilin pozon plot hijeshi.
Ajo shfaqej e veshur në robdishan, teksa më në fokus ka vënë tiparet e bukurisë, për të cilat pëlqehet shumë.
“Ji vetvetja”, ka shkruar ajo në përshkrim.
Suksesi i saj i fundit ka qene bashkëpunimi me këngëtarin Ardian Bujupi me te cilin ka realizuar hitin "Panorama".


