Si dy zogj të dashuruar, Bebe Rexha ndan momente private me të dashurin e saj

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, po e shijon në maksimum lidhjen e saj të re me regjisorin, Keyan Safyari. Ditën e djeshme,  Bebe dhe partneri i saj kanë qenë në një darkë me miq të përbashkët. Dhe sigurisht këngëtarja nuk vonoi të ndante me fansat disa momente romantike me të.

Ajo duket shumë e lumtur, teksa më pas i buzëqesh kamerës, duke u bërë kështu me dije ndjekësve se lidhja e saj po ecën për mrekulli.

Bebe së fundmi pati një paraqitje të shkëlqyer në  "American Music Awards", ku së bashku me reperen Doja Cat interpretuan hitin e tyre më të fundit live, “Baby, I’m Jealous”.