"RIP Madonna", australianët ngatërrojnë yllin e futbollit me yllin e Pop-it
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Nëntor 2020, 12:27
Pas lajmit të hidhur të vdekjes së legjendës së futbollit Maradona, australianët e kanë ngatëruar atë me divën e pop-it Madona.
Në rrjetet sociale u panë shumë “RIP MADONNA”, pasi fansat lexuan keq emrin e 60-vjeçarit argjentinas.
Maradona ndërroi jetë si pasojë e një arresti kardiak në shtëpinë e tij në Tigre të Argjentinë, pak ditë pasi doli nga spitali. “El Pibe De Oro” iu nënshtrua para pak ditësh një ndërhyrjeje kirurgjikale në tru.

