Sulm me thikë në Francë, 2 vdekur e disa të plagosur. Njërit prej viktimave i pritet koka
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Tetor 2020, 10:11
Nuk ka qetësi për Francën.
Pak minuta më parë, një sulm me thikë i ndodhur në qytetin e Nice, i ka marrë jetën 2 qytetarëve, ndëra ka plagosur disa të tjerë.
Sipas kryebashkiakut të Nice, Christian Estrosi, agresori është arrestuar nga policia.
Sipas tij, bëhet fjalë për një “sulm terrorist në zemër të bazilikës Notre-Dame”, raporton Ora News.
Mediat franceze, njërit prej viktimave, një 70-vjeçari, i është prerë koka.
Ende nuk dihet arsyet e këtij sulmi, ndërsa vjen në një kohë kur raportet me Francës dhe vendeve myslimane janë agravuar maksimalisht pas publikimit të karikaturave të Profetit Muhammed.