Ekskluzive/ Menaxheri i VIP-ave probleme me policinë, në vendngjarje dhe makina e 2Ton por reperi s'duket gjëkundi

Redaksia e oranews.tv ka siguruar këtë video ku Tomas Kuçi, i njohur gjerësisht në media si menaxher në botën e muzikës shihet duke debatuar me policinë.

Në vendngjarje mes shumë makinave është edhe ajo e këngëtarit të njohur 2 Ton, por brenda saj nuk ka njeri.

Nuk dihet nëse policia ka bërë shoqërimin e tij apo jo dhe për çfarë arsyeje.

Por ajo që dihet me siguri është se 2 Ton ka qenë në Shqipëri për xhirimet e klipit të projektit  të tij më të ri me titull "1 Familje" që pritet të publikohet të premten në orën 15:00 siç tregon kjo Story.

Por edhe kjo video e vogël nga xhirimet e postuar në Instagram.

https://www.instagram.com/p/CGXLWmpjQ7_/?utm_source=ig_web_copy_link

Në vidoen e incidentit me policinë të siguruar nga oranews.tv krahas debatit dëgjohen policët që i kërkojnë Tomas Kuçit që të fikë kameran.