Sytë e Philipp Plein përsëri nga Luana Vjollca, ja çfarë ka bërë kësaj here ai
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Tetor 2020, 07:28
Luana Vjollca dhe këngëtari i famshëm spanjoll Jay Santos tërhoqën vëmendjen e të gjithëve me këngën e tyre të fundit.
Trupi dhe pamje e bukuroshes shqiptare u komentua shumë nëpër portale, mirëpo ajo çfarë na bëri më shumë përshtypje ishin dy veshjet nga firma e njohur Philipp Plein.
Stilisti me të njëjtin emër i ‘dha bekimin’ këngëtares duke ripostuar në Instastory këngën disa ditë pas lançimit.
Së fundmi, Luana ka vjedhur përsëri vëmendjen e tij. Philipp Plein ka shpërndarë foton e saj ku shfaqet e veshur me fustanin e tij.
Më pas ai ka ripostuar edhe një video të Luanës në Instastoryn e tij, teksa kjo e fundit pozonte me veshjen e Plein.



