Tmerr, pitoni gjigant mbështjell gruan/ VIDEO

Teksa ishte duke pastruar garazhin  një grua në Australi ka vënë re se poshtë makinës së saj ndodhej macja dhe një piton duke u zënë me njëri tjetrin.

Në momentin që gruaja afrohet pranë makinës pirtoni 2-3 metra mbështillet në këmbën e saj.

Ajo nuk mund ta hiqte pitonin nga këmbë prandaj njoftoi shërbimin e urgjencës.

Kjo ngjarje është filmuar nga kamerat e policëve të cilët shkruan menjëherë në vendngjarje.

Në pamje shihet momenti kur gruaja mban kokën e pitonit mënjanë, ndërkohë polici ishte duke ia hequr nga këmba.