Në ditën e saj më speciale Ermal Meta prezanton njeriun që i ka vjedhur zemrën
Këngëtari i njohur shqiptar, Ermal Meta sa i përket jetës së tij private ka qenë mjaft i rezervuar duke mos lënë mediat të ndërhyjnë.
Lidhja e tij prej 9 vitesh me Silvia Notargiacomo u përfol shumë por mesa duket këngëtari e ka lenë pas atë kohë dhe ka nisur një lidhje të re.
Fituesi i “Sanremos”, është duke shijuar një dashuri të re me Chiara Sturdà-n, me të cilën prej pak kohësh edhe është fejuar.
Ermali dhe Chiara kanë kaluar disa pushime të bukura në ishujt grekë gjatë kësaj vere dhe në ato pak foto të postuara, kantautori shqiptar duket shumë i dashuruar.
Në fillim, Ermali ngacmonte fansat e tij duke treguar një vajza brune bukuroshe në krah të tij, por kaq u desh që fansat të nisnin kërkimet për të zbuluar identitetin e vajzës dhe disa informacione më shumë mbi çiftin e ri.
Pak ditë para bukuroshja festoi 30 vjetorin e lindjes ku nuk mungoi dhe urimi më i bukur i Ermalit.
“Ke lindur si sot 30 vjet më parë. Atë ditë duhet të ketë qenë ditë me shumë diell”- shkruan ai krah fotos ku shihen të dy mjaft të lumtur dhe të dashuruar.

