Koronavirus në Francë/ Parisi, Lion dhe Lille drejt "vigjilencës maksimale"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Shtator 2020, 10:34
Parisi, Lioni dhe Lille po i afrohen pikes kritike sa i përket infektimeve me Koronavirus.
Në këto tre qytete franceze është kaluar shifra e 250 të infektuarve për 100 mijë banorë, raporton BFM-TV duke shtuar se edhe numri i shtretërve në reanimacione është shumë i limituar, përcjell Ora News.
Ndërkohë, prestigjozja “Le Parisien” shkruan se, rajoni i Ile-de-France po shkon drejt një lockdown-i tjetër.
Nga nisja e pandemisë Franca numëron 550,690 të infektuar dhe 31,893 viktima. /A.R, OraNews