VIDEO/ Me pistoletën gati për të qëlluar, detaje nga arrestimi i "Lypenit" shqiptar

Policia e Tiranës ka publikuar pamjet e arrestimit të 27-vjeçarit Lajden Kadilli mbrëmjen e djeshme (29 shtator) në kryeqytet, pranë pallateve tek pallati afer ish parkut te Autobuseve.

Sipas policisë, ai u kap teksa  qarkullonte me armë zjarri me fishek në fole gati për qitje.

I shumëkërkuari edhe me nofkën "Lypen" ka tentuar të largohet por është kapur.

Lajden Kadilli

"Drejtuesi i mjetit ka dalë nga mjeti dhe ka ikur me vrap duke mbajtur një çantë në dorë. Menjëherë punonjësit e Policisë së forcës së posaçme “Shigjetat” janë vënë në ndjekje të personit, i cili kur ka parë që po e ndiqte Policia ka hedhur në një kosh armën e zjarrit dhe është larguar me shpejtësi.

Pas afro 10 minuta ndjekjeje, “Shigjetat” kanë kapur dhe prangosur shtetasin L. K., 27 vjeç, banues në Durrës", thotë policia në njoftimin e saj" informon policia.

Prej moshës 11 vjeçare  Lajden Kadilli është implikuar në vepra penale pasi ka qëlluar me armë vëllanë e tij.

Kadilli u shpall në kërkim nga policia në korrik të vitit 2013 , pasi në vendin e quajtur “Ura e Dajlanit”, në Durrës, tentoi të vrasë punonjësin e policisë Arben Luçi. Në qershor të 2016 ai tentoi të vrasë me armë zjarri në Golem të Kavajës Albi Çelçimën. Për këtë ai u dënua me 4 vite burgim, që iu konvertuan në 5 vite qëndrim të lirë.

I riu në gusht të vitit 2019, u akuzua për kërcënim me armë të djalit të deputetit të PS në Durrës, Spartak Braho dhe i ka thyer xhamin e makinës. Ndërsa një muaj më vonë 26 vjeçari u akuzua për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë të Gentian Rrahmanit.

Kadilli ka qëndruar për më shumë se pesë vite me radhë në kërkim, ndërkohë çështjet penale kundër tij nëpër gjykata, janë zgjidhur me dënime të buta, duke e vënë në shërbim prove. Por ai asnjëherë nuk është arrestuar nga policia.

Njoftimi i Policisë:

https://youtu.be/suoNLDqQ6yo

Tiranë

I shpallur në kërkim për krime ndaj personit, qarkullonte me armë zjarri me fishek në fole gati për qitje, tentoi t’i shmangej pikës së kontrollit, kapet pas 10 minuta ndjekjeje nga forca e posaçme "Shigjetat".

Vihet në pranga 27-vjeçari me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit dhe armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Në zbatim të Planit të Masave për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, kapjen dhe prangosjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo që janë të shpallur në kërkim, forca e posaçme "Shigjetat" ka konstatuar një mjet që ka ndaluar 100 metra larg pikës së kontrollit te pallati me shigjeta.

Pamje nga arrestimi

Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar edhe armën e zjarrit tip pistoletë me fishek në fole gati për qitje dhe një krehër me fishekë luftarak.

Shtetasi L. K. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr. 2 dhe nga verifikimi i kryer ka rezultuar se ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg'', për veprat penale "Vrasja me paramendim" dhe "Armëmbajtje pa leje".

Gjithashtu ndaj këtij shtetasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës ka dërguar për ekzekutim urdhër-ndalimin në mungesë, për veprat penale "Kanosja", "Shkatërrim i pronës", "Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik", "Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë të rendit publik" dhe "Armëmbajtje pa leje".

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. K. dhe materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme. /A.R, OraNews