Belinda: Vajzat shqiptare janë të nënshtruara e me komplekse, unë jam rritur mes meshkujve
Modelja nga Elbasani BelindaDragoti, gjatë një interviste në emisionin "Ora Verore" në RTV Ora kafolur edhe për marrëdhënien që ka në përgjithësi me meshkujt. Ajo shprehet se ështëtipi i vajzës që është rritur dhe ka shoqëri vetëm me meshkujt dhe jo mefemrat.
Gjithashtu ajo shprehet sefemrat shqiptare janë të nënshtruara, kanë komplekse dhe janë të pasigurta.
Ronaldo Sharka: Si e ke marrëdhënien me meshkujt, tani që je 20 vjeç?
Belinda Dragoti: Mund të flasim më shumë për meshkujt sesa për femratsepse unë jam rritur mes meshkujve. Shoqëria ime përbëhet nga meshkuj dhe injoh shumë mirë. Nuk jam nga ato që rri me vajza, unë jam gjithë kohës mesmeshkujve dhe burrave. Jam rritur në këtë mënyrë, mbase ka ndikuar edhe se si mendojunë. Mendoj se ka rezultuar shumë pozitivisht sepse mentaliteti që rritenfemrat në Shqipëri i nënshtron. Edhe psesot i ofrohen mundësi që femra e mendon veten të pavarur, komplekset që ka apomënyra se si e shfaq veten në shoqëri, tregon pasiguri dhe nënshtrim.
Përsa i përket meshkujve, një njëri i plotësuar tërheqnjerëz si vetja e vet dhe mua nuk më është dashur të kem të bëj me njerëz qënuk më pëlqejnë apo nuk më përshtaten. Nëse je një njeri që ke respektmjaftueshëm për veten edhe personi që ke përballë do të të respektojë sepse tiia imponon këtë gjë.