Deklarata e Belinda Dragoti: Rinia shqiptare është shumë e cekët, lë për të dëshiruar
Belinda Dragoti e cila ështënjë nga modelet më simpatike në Shqipëri, është bërë së fundmi pjesë eemisionit veror "Ora Verore" në RTV Ora.
Gjatë një interviste të realizuar nga gazetari Ronaldo Sharka, Belinda ka treguar edhe një herë se përveç bukurisë që ajo gëzon, është edhe një vajzë shumë inteligjente, puntore dhe me shumë synime pavarësisht moshës së saj. Rikujtojmë se ajo është vetëm 20 vjeç.
I pyetur nga gazetari seçfarë e shqetëson më shumë në Shqipëri, Belinda është shprehur se rinia e sotmeshqiptare është e cekët dhe lë shumë për të dëshiruar.
Ronaldo Sharka:Më thuaj diçka që ty të shqetëson nëShqipëri
Belinda Dragoti: Ajo që më zhgënjen më tepër ështësituata që është dhe si do bëhet më vonë. Më saktë rinia, i drejtohem më tepërmoshës sime, shoh një cektësi në mënyrën si jetojnë, në mënyrën si mendojnë, nësynimet që kanë. Unë që në një moshë të vogël i kam parë gjërat më thellë,domethënë punon drejt qëllimit tënd, angazhohesh në mënyra të tjera, fokusoheshmë shumë tek vetja jote. Rinia e sotme është e fokusuar në disa gjëra shumë tëcekta, qoftë në ambiente argëtimi siç jemi ne këtu.
Na mungon që të shkojmë diku dhe të shikojmë njerëz që kërcejnë pa komplekse, që kënaqen. Shikon rini të impostuar, të veshur që vetëm rijnë dhe tregojnë një fasadë të vetes së tyre kudo që shkojnë me të njëtin qëndrim. Tek rinia shqiptare është diçka që nuk e shoh vetëm unë, por lë shumë për të dëshiruar se si e jetojnë dhe e mendojnë jetën e tyre.
NDIQNI VIDEON E PLOTE: