Tigri siberian lind 4 këlyshë në Kinë
Një tigër siberian ka sjellë në jetë 4 këlyshë në Parkun e madh në qytetin Qiqihar, në verilindje të Kinës. Këlyshët e adhurueshëm kanë lindur që më 16 gusht dhe janë të parat kafshë të këtij lloji që do të edukohen të rriten bashkë me njerzit por edhe kafshë të tjera si qentë. Për tigrin nënë, momenti më i vështirë ishte lindja e këlyshit të parë. Por ajo cka është më interesant është fakti se në mungesë të qumështit nga tigri nënë, të vegjlit e saj ushqehen në parkun zoologjik, nga një qen, e cila gjithashtu sapo ka lindur të vegjëlit e saj."Sipas kushteve të lindjes apo mbarështimit të tigrave siberian, është shumë e rrallë, pothuajse e pazakontë, që ata të lindin 4 këlyshë. Ata normalisht lindin 2 të tillë, ose më së shumti tre por jo 4" tha Cao Tianhai, menaxheri i parkut do të qëndrojë familja e re.Tigrat siberianë janë ndër speciet më të rrezikuara të botës dhe ato gjenden kryesisht në veri-lindje rë Kinës apo në Lindje të Rusisë.