Bima më e vjetër e zbuluar i përket epokës së dinozaurve

Bima Montsechia Vidalii, që ngjason me algat e detit, mendohet se është me e vjetra në botë dhe i përket epokës së dinozaurve.Fosili i Montsechia Vidalii është gjetur në Spanjë në qender të maleve Pirenenj dhe mendohet se rritej në liqenet me ujë të embël.Vjetërsia e saj medohet të jetë 130 milionë vite . Bima nuk ka rrënjë dhe secila nga lulet e saj të vogla, pa petale, mban farën për riprodhim.Sipas kërkimeve të publikuara në Proceedings of the National Academy of Sciences këto fosile janë zbuluar një shekull më parë, por vetëm në kohët e sotme është zbuluar vjetërsia e saj.110918657-f69818e7-aee6-48aa-8094-40337d50e7a6 111400023-c41ddb2e-9017-4e0d-9ae4-8c1937796264 111400192-f5328d99-f38b-4f47-9274-78eff6a18992/oranews.tv/