5 fustane të princeshës Diana në ankand
Mbase nuk mund të bëheni kurrë një princeshë, por të visheni si e tillë jua mundëson ankandi Julien , i cila ka nxjerrë në shitje 5 fustane të Ledi Dianës. Drejtori i ankandit Julien, Martin Nolan thotë se fustanet tipike të Dianës shiten në veri 100 mijë dollarë.Ai shton se Diana është shumë e kërkuar për koleksione, dhe muzeumet duan vërtëtë dicka të saj pasi ajo tërheq shumë vizitorë. Sipas Nolan, njerëzit janë shumë të apasoonuar pas saj edhe sot e kësaj ditë. Disa nga fustanet janë vënë në shitje për të dytën herë.Nolan shpejgon se në qershor të 1997 ishte djali i Dianës, princi William që nxiti shitjen e fustaneve dhe objekteve të saj për bamirësi. Kjo edhe nga fakti se princesha Diana ishte shumë bamirëse, e cila grumbulloi shumë fonde për të ndihmuar njerëzit në mbarë botën.Drejtori ekzekutiv i ankandit thotë se në shitje është një fustan i Dianës me petale trendafili , të cilin ajo e ka veshur në vitin 1993 për hapjen e Teatrit të Savojës. Ai thotë se ky fustan mund të shitet deri në 80 mijë dollarë.Gjithashtu në shitje ëshët një fustan i gjelbër që princesha e ka veshur gjatë takimit me kryeministrin e Malajzisë. Kurse ky fustan, është në fomë palltoje dhe Diana e ka veshur në rolin e saj si nënë, ku është fotografuar duke mbajtur në krarë të birin William në vitin 1983. Ankandi ofron gjithashtu edhe koleksionet me sende të Marilyn Monroe e James Bond.