Çfarë është dashuria e vërtetë!
Dashuria në çdo cep të botës shprehet në të njëjtën mënyrë, por çdo histori dashurie është e ndryshme dhe ka diçka të veçantë për të thënë.Dashuria e vërtetë është:1. Ahmedi dhe Fatima. Ai nuk ka duart kurse ajo ka humbur këmbët e saj, dhe njëri është ajo çfarë i mungon tjetrit.
2. Ky njeri që i mëson gruas së tij alfabetin, pasi ajo ka humbur kujtesën e saj pas një aksidenti.
3. Prindërit e këtij i fëmije diabetik, të cilët kanë bërë tatuazh në trupin e tyre, pajisjen që mat sheqerin, që fëmija i tyre mos të ndihet ndryshe nga të tjerët.
4. Ky njeri që përpiqet të gjejë një dhurues veshkash për gruan e tij, dhe për këtë ai bën çdo ditë kilometra të tëra.
5. Ky çift që pas 72 vitesh martesë, vdiqën me një orë diferencë nga njëri-tjetri dhe të kapur dorë për dore.
6. Ky njeri i cili kujton çastet e lumtura me gruan e tij në këtë stol të parkut.
7. Kjo grua e cila edhe pse e ka humbur bashkëshortin e saj, vazhdon të hajë me të çdo ditë.
8. Ky njeri i cili udhëton kilometra të tëra, për ti bërë banjo qenit të tij që vuan nga artriti dhe ti lehtësojë dhimbjet.
/nzh/oranews.tv/