Vajza 4 vjeçare dhuron flokët e saj për fëmijët me kancer

Me flokë të gjatë e të bukur bjondë 4 vjeçarja Evie Leigh Austin  e dashuron faktin se i ngjan personazhit Rapunzel.Por kur ajo zbuloi se ka fëmijë të cilët vuajnë nga kanceri dhe që nuk kanë flokë fare, ajo ka këmbëngulur që ti presë flokët e saj për ti dhuruar këtyre vajzave që edhe ato të ndihen si princesha.Ajo ka dhuruar rreth 35 cm flokë për ti miksuar ato me flokë të tjerë që në këtë mënyrë të bëhen para për 3 fëmijë të sëmurë.Nëna e saj Sarah-May thotë se ia ka shpjeguar vajzës së saj se si njeriu i humb flokut gjatë luftës kundër kancerit, duke marrë shembull gjyshin e saj i cili u diagnostikua me kancer."Në fillim vajza i donte shumë flokët e saj, por kur mori vesh se ka vajza të vogla që i humbin ato, donte me doemos të dhuronte diçka nga vetja për të rregulluar këtë gjë."-thotë nëna  e saj. /mv/oranewsonline/