Elisabetta Canalis humbet fëmijën e saj

Nëpërmjet rrjetit social “Whosay ”modelja italiane Canalis rrëfen se ka humbur fëmijën e saj.“Është e kotë të flasësh për këtë periudhë 3-mujore, vetëm kush e ka përjetuar si eksperiencë më kupton, megjithatë duhet të jemi të forta sepse jeta vazhdon, jam pranë atyre që kanë kaluar një eksperiencë të tillë, e ardhmja na ka rezervuar surpriza dhe lumturi. Ju falenderoj për mbështetjen tuaj në këto momente të vështira” ka shkruar Canalis.Elisabetta Canalis ka marrë edhe shumë kritika ndërsa postonte foto duke bërë sport në periudhën e shtatzanisë.