Nuk i hapet parashuta, vdes shefi i famshëm spanjoll

Shefi i kuzhinës i televizionit spanjoll ka ndërruar jetë pasi ka dështuar në hapjen e parashutës në një hedhje në lartësi.I veshur me një kostum me krahë, Dario Barrio është hedhur bashkë me disa kolegë të tij në malin Sierra Segura në Spanjë këtë të premte gjatë Festivalin ndërkombëtar të fluturimit.Ulja në tokë ka qënë fatale për shefin Barrio, të cilit mekanizmat e parashutës i janë prishur duke mos mundur të hapen.Dario Barrio ishte 42 vjeç dhe u bë i njohur nga publiku për natyrën e tij të qeshur dhe gatimet speciale, të cilat i kishte mësuar që në moshën 14 vjeç, në atë kohë kur ai filloi dhe profesionin si kuzhinier./mv/oranewsonline/