Halle Barry nderohet me çmimin “Global Icon”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Qershor 2014, 19:35
Halle Barry nderohet me çmimin “Global Icon” nga Huading Film Awards në Los Angelos.Aktorja 47-vjeçare u nderua me këtë çmim për impaktin që ajo ka patur nëpër filma dhe për faktin që është gruaja e parë Afro-Amerikane që ka fituar çmimin Oscar si “Aktorja më e mirë” në filmin “Monster’s Ball”"Jam shumë e lumtur për këtë vlerësim, nuk e mendoja që do merrja çmimin “Global Icon” E dashuroj atë që bëj dhe do vazhdoj të punoj e të bëj filma” shprehet Barry.Halle Barry kishte veshur një fustan elegant nga Elie Saab me një të çarë të konsiderueshme duke nxjerrë në pah këmbët e saj të tonifikuara.