Djali i futbollistit legjendar Pele dënohet me 33 vjet burg për pastrim parash

I biri i ish-sulmuesit të Brazilit Pele është dënuar me 33 vjet burg për pastrimin e parave të fituara nga trafiku i drogës, raportoi media braziliane.Edinho, i cili luajti si portier për ish-klubin e babait të tij Santos, ka marrë një dënim me burg për trafikimin e drogës në mes të 2005 dhe 2006.Në atë kohë, ai pranoi të ishte një narkoman, por mohoi akuzat e trafikimit.Ai u gjet fajtor për pastrimin e parave të premten nga një gjyqtar në qytetin  e Praia Grande.Edinho, emri i vërtetë i të cilit është Edson Cholbi do Nascimento, pritet të ankohet kundër vendimit të gjyqtarit, i cili duhet të dorëzojë pasaportën e tij tek autoritetet.Edinho, 43 vjeç, aktualisht punon si trajner pritje për Santos. Avokati i tij nuk ka dhënë asnjë koment në lidhje me akuzat./mv/oranewsonline/