Frozen, filmi me fitime më të mëdha në historinë e Disney

Filmi i animuar i njohur “Frozen” sapo u lancua në mbarë botën në  nëntor të vitit të kaluar  pati një sukses të madh duke kaluar të gjitha parashikimet e Disney.Historia e animuar që flet për dy motra princesha dhe për dashurinë ndaj njëra-tjetrës, është bërë tani ndër 5 filmat me të ardhura më të mëdha gjatë gjithë historisë së filmave.Ky film që ka sjellë mbi 1.219 bilion dollarë në botë ka kaluar filmat si Iron Man 2, Transformers: Dark Of The Moon dhe The Lord Of The Rings: The Return Of The King.