Divorci i Beyonce dhe Jay Z do të kushtojë mbi 1 miliard dollarë

Siç shkruajnë mediat e huaja çifti më i famshëm në botë, këngëtarja Beyonce dhe reperi e producenti Jay Z, prej disa kohësh kanë shfaqur  probleme në martesën e tyre 6 vjeçare.Disa nga arsyet e problemeve mendohen të jenë  mashtrimi, tradhtitë, përleshjet si dhe xhelozia e ndërsjellë e çiftit ndaj njëri-tjetrit. Beyonce ka hequr tatuazhet me dedikim për Jay Z, dhe gjërat morën të tatëpjetën kur u shpërnda videoja ku motra e këngëtares Solange sulmoi kunatin e saj, reperin Jay Z.Pavarësisht se kohët  e fundit vazhdimisht i shohim bashkë nëpër foto dhe të buzëqeshur dhe të lumtur po flitet se Beyonce dhe Jay Z janë në prag të ndarjes.Dhe nëse  vjen ndarja e tyre , kjo do të ishte ndarja më e shtrenjtë në histori e show bizzit e cila do të kushtojë  më shumë se  1 miliard dollarë./mv/oranewsonline/