Clooney fejohet me Amal Alamuddin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Prill 2014, 17:13
Ndër beqarët më të pashëm të Hollywoodit, George Clooney, i ka dhënë fund lidhjeve të ndryshme të dashurisë, duke u fejuar me avokaten e suksesshme, Amal Alamuddin, e cila mban tashmë në dorën e saj të majtë një unazë të kushtueshme. Çdo dyshim është larguar pasi një burim i afërt i çiftit, bëri publik në të përjavshmen "People" këtë ngjarje."George dhe Amal preferojnë të mbajnë një profil të ulët, por as nuk duan të fshihen. Besoj se duan që njerëzit të kuptojnë se e kanë marrë seriozisht, ata kanë vendosur të shpenzojnë pjesën tjetër të jetës sëbashku."