Mrekulli amerikane, 16 vjeçari 5 orë pa oksigjen
Një djalë 16- vjeçar i ka mbijetuar një udhëtimi të jashtëzakonshëm i fshehur në pjesën në afërsi të timonit të avionit për pesë orë nga Kalifornia në Hawai. Zëdhënësi i Hawai Airlines tha se stafi i avionit e ka vënë re djalin vetëm pasi avioni është ulur të dielën në mëngjes.Djali është marrë në pyetje nga FBI dhe pas nej kontrolli mjekesor ka rezultuar se ndodhet në gjendje të qëndrueshme shëndetësore. Sipas informacioneve, është raportuar se adoleshenti ka ikur nga shtëpia dhe ka kaluar fshehurazi rrethimin e aeroportit San Hoze për tu fshehur me pas në avion." Shqetësimi ynë kryesor tani ehste shendeti i djalit , i cili është jashtëzakonisht me fat që ka mbijetuar , ''deklaroi zëdhënsi i Hawaiian Airlines.Të njëjtën gjë ka deklaruar edhe zëdhënësi i FBI Tom Simon për agjensinë e lajmeve Sosiated Press, pra që djali është shumë me fat që është gjallë.Simon tha se kur avioni u ul në pistë pamë që djaloshi doli nga pjesa e rrotave të avionit dhe nisi të vraponte në pistën e aeroportit. 16 vjeçari i ka mbijetuar një mungese oksigjeni dhe temperaturave teëer të ulëta deri në ngrirje pasi avioni është ngritur deri në 12.000 m lartësi.Simon tha gjithashtu se djali kishte qenë pa vetëdije për shumicën e udhëtimit. Që nga të dhënat që datojnë në 1947, rreth 100 persona kanë tentuar të udhëtojnë në të njëjtën mënyrë, por tre të katërtat e tyre kanë humbur jetën.