West Ham thyen çdo rekord/ Fiton 179 milionë euro nga shitja e vetëm dy lojtarëve edhe pse ra nga Premier League
West Ham ka hyrë në histori si klubi i parë i Championship që arkëton një shifër rekord nga shitja e vetëm dy futbollistëve në një afat kalimtar. Edhe pse sezonin e ardhshëm do të luajë në divizionin e dytë anglez, skuadra londineze ka siguruar plot 179 milionë euro nga largimi i Mateus Fernandes dhe Crysencio Summerville.
Transferimi më i bujshëm ishte ai i mesfushorit portugez Mateus Fernandes, i cili u bashkua me Tottenham Hotspur për 99 milionë euro, duke u bërë shitja më e shtrenjtë në historinë e West Hamit dhe një nga blerjet më të kushtueshme të Spurs.
Pak javë më vonë, edhe Crysencio Summerville u largua, duke firmosur me Al Hilal për 80 milionë euro. Holandezi ishte shumë pranë kalimit te Roma, por oferta e klubit saudit rezultoi vendimtare, duke e bërë atë një nga transferimet më të shtrenjta në historinë e Al Hilal.
Sipas The Telegraph, West Ham kishte nevojë të siguronte rreth 150 milionë funte nga shitjet për të balancuar financat pas rënies nga Premier League, që i kushtoi klubit rreth 100 milionë euro të ardhura të humbura.
Me këto dy marrëveshje, "Çekanët" jo vetëm stabilizuan financat, por vendosën edhe një rekord të ri për një klub të Championship, duke dëshmuar se edhe jashtë elitës angleze mund të realizohen transferime me vlera marramendëse.

