Marrëveshje për plot 80 milionë paundë, Arsenali siguron yllin e kombëtares së Brazilit

Arsenal ka mbyllur marrëveshjen për transferimin e mesfushorit brazilian Bruno Guimaraes nga Newcastle United.

Sipas raportimit të David Ornstein për “The Athletic”, klubi londinez ka arritur akordin mbi bazën e 75 milionë paundëve fikse, plus 5 milionë të tjera në formën e bonuseve.

Guimaraes pritet të nënshkruajë një kontratë 4-vjeçare me Arsenal, me opsion zgjatjeje edhe për një sezon të pestë.

Vizitat mjekësore të futbollistit janë programuar dhe pas përfundimit të tyre pritet të vijë edhe zyrtarizimi i transferimit.

Braziliani ishte një nga lojtarët kryesorë të Newcastle në vitet e fundit, ndërsa kalimi i tij te Arsenal shihet si një përforcim i rëndësishëm për repartin e mesfushës së skuadrës së Mikel Artetës.