Shtanget Reali, refuzohet oferta 100 milionë euro e madrilenëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Korrik 2026, 10:00
Real Madrid ka bërë ofertën e parë zyrtare për mbrojtësin e Leipzig, Diomande.
Klubi spanjoll ka propozuar 90 milionë euro të garantuara dhe 10 milionë euro të tjera në formë bonusesh, duke e çuar vlerën totale të ofertës në 100 milionë euro.
Megjithatë, drejtuesit e Leipzig e kanë refuzuar ofertën, pasi kërkojnë një shumë më të lartë për kartonin e sulmuesit.
Pavarësisht përgjigjes negative, negociatat mes dy klubeve vazhdojnë dhe Real Madrid mbetet i vendosur për të siguruar shërbimet e lojtarit.
Në garë për Diomande vazhdon të jetë edhe Paris Saint-Germain, që prej javësh po zhvillon bisedime me klubin gjerman. Deri tani, as klubi francez nuk ka arritur një marrëveshje me Leipzig.
