DALIN PAMJET/ Aksident i rëndë, betonierja bie nga rrethrrotullimi i TEG-ut dhe ndahet në dy pjesë, ndërrojën jetë dy persona, ka te plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në rrethrrotullimin e TEG-ut, në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, një kamion ka dalë nga rruga, ka rënë nga rrethrrotullimi dhe, si pasojë e përplasjes, është ndarë në dy pjesë.

Dyshohet se betonierja është përplasur me një makinë tip "Audi", e cila është shkatërruar plotësisht nga përplasja.

Si pasojë ka ndërruar jetë dy persona dhe raportohet se shoferi i Audit është plagosur rëndë.

Mësohet se brenda betonieres kanë qenë shtetas egjiptian.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë dhe shërbimet e emergjencës, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 16:20, te rrethrrotullimi i TEG-ut, një kamion (pompë betoni) është përplasur me një automjet.

Si pasojë e përplasjes, kamioni (pompë betoni) ka çarë barrierat metalike mbrojtëse të rrethrrotullimit dhe ka rënë në nivelin e poshtëm të aksit rrugor TEG–Elbasan, në drejtim të Elbasanit.

Për pasojë, njëri prej personave që udhëtonte në kamion (pompë betoni) dyshohet se ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa personi tjetër është transportuar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Dy personat që ndodheshin në kamion (pompë betoni) janë ende të paidentifikuar dhe po punohet për përcaktimin nëse personi që ka humbur jetën në vendngjarje ishte drejtuesi i kamionit apo ishte personi që ndodhet në spital.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi R. N., rreth 28 vjeç, është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Kujtojmë se rreth tre vite më parë në të njëjtin vend ka ndodhur një tjetër aksident tragjik, me dy viktima dhe katër të plagosur.

Një automjet tip “Audi” në atë kohë ka çarë barrierat e rrugës dhe ka rënë nga mbikalimi në aksin rrugor poshtë tij, duke aksidentuar aty një tjetër makinë tip “Honda”.

Për pasojë, vajzat që ndodheshin në automjetin tip “Audi” humbën jetën. I plagosur rëndë mbeti drejtuesi i “Audi-t” dhe tre persona të tjerë që ndodheshin në bordin e automjetit “Honda”.