Militantet e PD provokojne gjate protestes, turma kundërpërgjigjet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Qershor 2026, 19:40
Qytetarët po protestojnë edhe këtë të mërkurë, në ditën e 11-të radhazi të tubimeve, me kërkesën kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Ashtu si në ditët e mëparshme, protestuesit janë mbledhur në orën 18:00 në sheshin Skënderbej, për të marshuar më pas drejt godinës së qeverisë. Aty do të mbahen fjalime nga organizatorë, aktivistë dhe qytetarë, ndërsa në vijim protesta do të shtrihet në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit.
Tubimi i kësaj të mërkure është cilësuar si protestë mbarëkombëtare, me thirrje për pjesëmarrje edhe nga shqiptarët jashtë kufijve të Shqipërisë.
Ajo ç'ka u vu re ishte një moment ku militantët e PD-së provokuan gjatë protestës. Qytetarët i'u kundërpërgjigjën menjëherë me shprehjen: Berisha burg.
